23:57 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Pse Skrinar ka numrin 37 tek Inter?

Mbrojtësi i ekipit të Inter, Milan Skrinar në një intervistë për mediat italiane ka treguar se pse e mban numrin 37.

“Unë e kisha këtë numër edhe tek Sampdoria dhe atje luajta mirë, po ashtu numri im favorit është 17-të.”, tha fillimisht Skrinar.

“Kur unë fillova në Slovaki kisha numrin 3 por duke parë që po i përdorja te dytë, vendosa që të bëja mix dhe pastaj zgjodha numrin 37-të.”, u shprehë mbrojtësi sllovak.

Skrinar është duke u kërkuar nga top klubet evropiane. Perfomancat e tij me fanellën e Interit i kanë mahnitur ekipet si Real Madrid, Barcelona, Manchester United etj./Indeksonline/