Pse s’u martua asnjëherë? Laerti zbulon arsyen (video)
Finalisti i “BBVA”, Laert Vasili, është futur në rolin e opinionistit në programin e dashurisë, “Për’puthen”.
Duke diskutuar me konkurrentët, ai ua bënte me dije sesa e rëndësishme është martesa, shkruan Indeksonline.
Ai zbuloi se nuk është martuar për shkak se e din që martesa nuk është lojë.
“Në qoftë se burri është burrë martesa nuk është … me lujt nëpër kallamishte. Këtu ke një njeri që nuk është martuar për këtë arsye. Për këtë arsye s’jam martuar. Se nuk më pëlqen të marr divorc pastaj, më kupton? Lë fëmijët rrugëve, gjej një tjetër aty, hajde pas kangjellave, edhe budallaqe të tilla. Martesa është e shenjtë”, përfundoi ai./Indeksonline/

