17:02 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Pse takimet e shumta, jua pamundësojnë të gjeni dashurinë e vërtetë?

Sigurisht, kur dikush kërkon për një dashuri të re, strategjia më e shpeshtë është të vazhdohet me sa më shumë takime, me shpresën që t’i japin vetës sa më shumë shanse dhe kështu edhe të gjejnë shansin më të mirë.

Në fund të fundi, rrallë ndodh të takoni dikë që iu ecën mirë biseda, keni kimi seksuale, që ju trajton mirë, cilëson vlerat tuaja dhe që ju me të vërtetë e pëlqeni atë.

Megjithatë, sipas ekspertëve kryesorë të marrëdhënieve, sa më shumë takime që bëni, kjo mund të pengoj shanset tuaja për të gjetur “të duhurin”, transmeton Indeksonline.

Po, në të vërtetë ka një gjë të tillë si “mbingarkesa”.

Falë aplikacioneve të shumta të takimeve, nuk është e vështirë që të gjeni dikë që të dilni së bashku.

Sipas James Preece, kjo do ju bëj juve të shpërqendruar në ata që takoheni, duke menduar për takimet e tjera.

“Nëse doni të takon një person që do jeni të lidhur me të në kohë afatgjate, duke shkuar në shumë takime, kurrë nuk do t’ju lejojë të njiheni me një person shumë të mirë”, ka thënë  psikologja Madeleine Mason Rantree.

“Nëse juve ju pëlqen dikush por nuk keni vendosur ende, të dalësh në të njëjtën kohë edhe në takime tjera do ju bëj juve edhe më shumë konfuz dhe nuk do mund ta menaxhoni ankthet tuaja rreth personit që ju pëlqen”, ka thënë ajo.

Por mund të ndodh që të dilni në shumë takime të kënaqeni shumë.

“Nëse jeni duke takuar shumë njerëz të rinj dhe dilni me ta, por në të njëjtën kohë e shihni vetën se po argëtoheni, nuk ka asgjë të keqe”, ka thënë ajo./Indeksonline/