11:48 / E Enjte, 16 Mars 2023 / AR

Pse thuhet se Lorenc Hasrama është ish i dashuri i Keisit?

Në fillim babai, tani ish i dashuri? Sipas një teorie në internet, thuhet se këngëtari Lorenc Hasrama, banori i ri i “Big Brother VIP Albania”, ka qenë në një lidhje me Keisin, e cila aktualisht është në një raport romantik me Kristin, të dy konkurrentë të BBVA.

Nga kërkimet në Google, nuk rezulton që Keisi dhe Lorenci të jenë përmendur ndonjëherë si të dashur. Duket se ky pretendim u tha gjatë videove live të personazheve të ndryshëm që komentojnë “Big Brother” dhe më pas u përhap nga njerëzit në rrjete sociale.

Pse thuhet se Lorenc Hasrama është ish i dashuri i Keisit?

Shtojmë gjithashtu se shikuesve u ka bërë përshtypje fakti që gjatë hyrjes së konkurrentëve të rinj, kamera fokusoi në një moment Sabianin dhe Keisin. Kjo e fundit u duk se e takoi me dashamirësi Lorencin.

Pse thuhet se Lorenc Hasrama është ish i dashuri i Keisit?

Sidoqoftë, gjithçka mund të jetë thjesht thashethem i pabazë dhe kamera me fokus Sabiani dhe Keisin të ketë qenë rastësi. Për momentin, situata është e paqartë.