75 Mall Live Search
17:06 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pse trupit i bëjnë aq mirë perimet e fermentuara

Fermentimi është një proces që mund të ndodhë në shumë ushqime dhe ka shumë benefite për trupin tonë. Mikrobiota së bashku me bakteret e mira dhe të këqija që jetojnë në stomakun tonë, tret ushqimin, na mbron nga organizmat e rrezikshëm, i mëson sistemit tonë imunitar të funksionojë në rregull dhe ekuilibron shumë sisteme fizizologjike me mekanizma që do t’i kuptojmë vetëm tani.

Ajo që dihet prej vitesh është se disa baktere mikroskopike dhe disa kërpudha janë në gjendje të krijojnë shije të ndryshme dhe të parezistueshme. Gjithçka ndodh falë fermentimi një proces që qëndron në bazë të ushqimeve që konsumojmë çdo ditë si buka, djathi, vera, kafeja dhe birra.

Por sot do të flasim për perimet e fermentuara, ose siç i njohim ndryshe turshitë, apo të shtruarat.

Është shumë e thjeshtë të rezervohen perime. Nuk keni nevojë të përdorni as farë (kulturë fermentuese) sic ndodh me djathin për shembull, se perimet i kanë vetë bakteret që u duhen. Perimet e fermentuara janë të sigurta dhe procesi i fermentimit i bën akoma më të sigurta krahasuar me ato të freskëta e të gjalla. Janë probiotike, përmirësojnë tretjen dhe kanë shumë benefite që nga parandalimi i kancerit tek reduktimi i sociofobisë.

Kur duhen ngrënë perimet e fermentuara? Sandor Ellix Zats, sugjeron konsumin e perimeve të fermentuara të gjalla, siç janë, pasi kanë më shumë vlera ushqyese. Gatimi i tyre shkatërron disa baktere, megjithatë disa ushqime të fermentuara ndodh të gatuhen në disa kultura.