16:17 / E Hënë, 11 Shkurt 2019

Pse u fikën reflektorët në stadiumin “Fadil Vokrri”?

Ndeshja çerekfinale e Digitalb Kupës,  Prishtina – Trepça ’89 kishte filluar në orën 15:00. Por koha e rregullt përfundoi 0-0 dhe ndeshja shkoi në vazhdime, andaj organizatorët u detyruan të ndezin reflektorët për shkak se ra muzgu në kryeqytet.

U dështë ekzekutimi i penalltive për të nxjerrë fituesin e ndeshjes, i cili ishte klubi mitrovicas. Por festa e Trepçës ’89 nuk u pa në kamera sepse menjëherë pas fishkllimës së fundit u ndalën dritat.  

Zv. sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti deklaroi që gabimi teknik në gjenerator ishte faktor i fikjes së reflektorëve dhe se Prishtina nuk e bëri këtë me qëllim.

“Drejtori ose menaxhmenti i stadiumit, në konsultime me kryesinë e Prishtinës,  u’a ka treguar raportet financiare, të cilat Prishtina duhet t’i paguaj dhe të cilat janë shumë të larta për zhvillimin e lojës me reflektorë.  Ata janë dakorduar që kjo ndeshje të zhvillohet më lirë kushton që dritat të ndezen me gjeneratorë. Nuk i kanë ndalur reflektorët zyrtarët e Prishtinës.Ka qenë një gabim teknik për shkak të gjeneratorit” deklaroi Ahmeti. /Indeksonline/