21:24 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / AR

Pse u rrit Vetëvendosja? Kështu përgjigjet Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në një intervistë ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, rënien e LDK-së dhe për rritjen e Vetëvendosjes e cila doli partia fituese, shkruan Indeksonline.

Sipas Sejdiut, Vetëvendosje është rritur për dy arsye. E para, strategjia interesante dhe joshëse e kësaj partie dhe e dyta, është një shpërthim i zhgënjimit.

Unë them se dy çështje janë themelore, e para është ajo që VV-ja ka ecur në etapa, ka pasë një strategji interesante ndoshta edhe joshëse për brezin e ri. Ka pasë një strategji të atakojë pika të caktuara sidomos në situata të mosplotësimeve të projekteve të tjera. E dyta paralelisht është një shpërthim i zhgënjimit dhe i goditjes së drejtpërdrejt të formacionit të LDK-së me pjesën e ofertës së saj me pjesën e pamundësisë së njerëzve të jenë pjesë aktive e proceseve për ndërtimin zhvillimin dhe realizimin e projektit të saj”, tha Sejdiu në T7.