22:23 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Pse ushtrimet me intensitet të ulët janë po aq të rëndësishme sa edhe palestra intensive?

Të keni një trup fizik nuk do të thotë gjithmonë të shpenzoni orë të tëra në palestër dhe duke hequr pesha të rënda.

Një stërvitje kardiake me  intensitet më të ulët mund të jetë po aq esenciale për të mbajtur trupin tuaj në formë dhe me muskuj.

Disa trajner personal ka thënë për Daily Mail se ecja, noti, çiklizmi dhe vrapimi për një orë mund të qetësojnë mendjen, përderisa forcojnë zemrën tuaj, transmeton Indeksonline.

Ata sugjerojnë se shtimi i këtyre veprimeve në aktivitetet tuaja të rregullta ndihmojnë edhe në ndërtimin e muskujve edhe nëse nuk çoni pesha të rënda.

Ndërkohë që ky trend i palestrës i quajtur “stërvitja e vajzës dembele” ndoshta nuk ndërton muskuj si ushtrimet me intensitet të lartë dhe pesha të rënda, mirëpo ka përfitime të përgjithshme shëndetësore që janë po aq të rëndësishme./Indeksonline/