Pse vajzave po u shfaqet cikli menstrual në moshën 8 apo 9 vjeçare?
Kishte një kohë kur vajzave u shfaqej cikli menstrual kryesisht në adoleshencë të hershme. Por, me ndryshimin e kohës, mënyrën e jetesës, zakonet e të ngrënit, faktorët mjedisorë, koha në të cilën vajzat kanë ciklin e parë po ndryshon gjithashtu.
Kohëve të fundit, ka raste të shpeshta kur vajzat e reja si tetë apo nëntë vjeçare kanë ciklin e parë. Kjo ngre shumë shqetësim midis prindërve.
Shumë nëna janë të shqetësuar se nëse ekspozimi i hershëm ndaj estrogjenit (hormonet femërore përgjegjëse për rregullimin e menstruacioneve, zhvillimin e gjirit dhe funksionet e ndryshme të sistemit riprodhues) mund të kenë ndërlikime shëndetësore tek vajzat më vonë në jetë, transmeton Indeksonline.
Por, cilët janë faktorët që ndikojnë në këtë?
Ka shumë faktorë që ndikojnë dhe disa janë sëmundjet e fëmijërisë, ndryshimet e shpejta të peshës, streset, etj. Të gjitha ndikojnë në pjesën e trurit që rregullon ciklin menstrual dhe çon cikël të hershëm./Indeksonline/