16:16 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pse vanilja është kaq e shtrenjtë?!

Çmimi i vaniljes është duke u rritur dita-ditës, saqë në disa vende po kushton edhe më shtrenjtë se argjendi.

Në këtë ndikojnë një numër i madh faktorësh, që e bëjnë këtë produkt me aromë të ëmbël, të jetë çdo herë e më i shtrenjtë, përcjellë Indeksonline.

Një arsye pse vanilja po merr kaq vëmendje është se për ta rritur atë duhet shumë punë.

Vanilja bën dy deri në katër vite për tu pjekur plotësisht, pasi në shumicën e vendeve ku ajo gjendet, nuk është bimë vendase.

Vanilja ishte bimë vetëm e Meksikës, por pas një kohë ajo u bart në Madagaskar, ku mbi 80% e vaniljes rritet tani.

Pra, procesi për ta rritur bimën e vanilje është i gjatë dhe kërkon shumë punë. /Indeksonline/