21:39 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pse vetmia mund të jetë e rrezikshme për shëndetin? Doktori tregon se njerëzit mund të jenë ilaç

Edhe mjekët po e quajnë vetminë një epidemi të epokës moderne.

Pothuajse gjysma e amerikanëve thonë se ndihen të vetmuar shumicën ose madje gjithë kohën dhe kjo nuk është vetëm një dëm i jetës shoqërore dhe i lumturisë: vetmia është e keqe edhe për shëndetin e tyre.

Mjaft studime kanë gjetur lidhje të forta mes vetmisë dhe rreziqeve për disa sëmundjeje- nga sëmundja kardiovaskulare në goditje të trurit dhe madje edhe tek rastet e vdekjes.

Por vetëm kohët e fundit shkencëtarët kanë qenë në gjendje të identifikojnë se çfarë po ndodh aktualisht në trup si rezultat i drejtpërdrejt i vetmisë.

Psikiatri i Universitetit të Harvardit Dr. Charles Bullock shpjegoi në një blog post biologjinë e vetmisë- dhe pse është kaq e rëndësishme që ne t’i trajtojmë simptomat tona me mjekësinë më të mirë: njerëzit.

Rreziqet shëndetësore të vetmisë nuk janë të reja. Një rishikim i studimeve të kryera në vitin 1988 identifikoi norma më të larta të vdekshmërisë, sëmundjes, lëndimit, pirjen e duhanit, obezitetin dhe presionin e lartë të gjakut tek njerëzit e vetmuar, duke shënuar izolimin social një faktor i rrezikut për të gjitha ato që u përmend më sipër./Indeksonline/