08:03 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Pse vije mungesa e dëshirës seksuale

Sipas Pamela Mendelsohn, dëshira spontane është pikërisht ajo që vjen pa ndonjë stimulim nga jashtë.

Nëse deri më tani keni menduar se diçka nuk shkon me ju, vetëm se e refuzoni partnerin kur kërkon seks, atëherë ka ardhur koha të mësoni, se kjo është jo vetëm normale, por ka edhe një shpjegim shkencor. Hera e fundit që ju i keni thënë “JO” partnerin për çfarëdolloj aryeje mund të jetë shumë e afërt, por e sigurt që ky artikull do t’ju qetësojë. Dhimbja e kokës, qimet e padëshiruara, thjesht një ditë e keqe, trupi jo i larë, nuk janë thjesht justifikime. Mungesa e dëshirës për seks vjen me mënyrën sesi ju i përjetoni dëshirat seksuale.

Deri në vitin 2001, kjo mungesë klasifikohej gjerësisht si mosfunksionim seksual, por falë terapistëve e psikologëve tani e dimë se ekzistojnë dy lloje të dëshirës: spontane dhe ajo e përgjegjshmërisë dhe se të dyja janë krejtësisht normale., transmeton “Living”.


Sipas Pamela Mendelsohn, dëshira spontane është pikërisht ajo që vjen pa ndonjë stimulim nga jashtë. Nga ana tjetër, dëshira seksuale e përgjegjshme është kur dëshira për të bërë seks fillon pas fillimit të aktit. Në këtë moment njëri nga partnerët, ndjen përgjegjshmërinë, për të vazhduar marrëdhënies dhe të mos e ndërpresë me një koment që mund të lerë shije të hidhur.

Në të kaluarën, shumë terapistë seksualë dhe psikologë e karakterizuan dëshirën spontane si “mashkullore” dhe dëshirën e përgjegjshme si “femërore” dhe kjo mbetet ende si shpjegim i vlefshëm shkencor. Megjithatë realiteti është se të dy llojet e dëshirës janë të shëndetshme dhe normale për burrat dhe gratë dhe të dyja mund të çojnë në një jetë seksuale të përmbushur.