“Pse vini çdo dy ditë në seanca…”, Fatmir Limaj flet i nervozuar me situtatën në vend

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Limaj për media ka thënë se ka qenë njeriu më i sulmuar, pasi që ka kërkuar të gjejë marrëveshje politike me të gjithë akterët.
“Me garu kush është më patriot edhe mos me kanë gjendje me u ulë e me ndertu parlament e institucione në kohën kur bota është rrëzuar, me probleme të sigurisë nacionale. Vetëm 110 mW prodhohen energji elektrike… Apeli im është tek qytetarët është shikoni se kujt po ia jepni besimin.
Duhet me e ba njëfarë dallimi, kush po bën përpjekje e kush jo. Ne kemi fuqinë e tri votave, ju e dini tre muaj jemi linçuar. Ne hapin tonë, dëshirën, konstruktivitetin për të gjetë një zgjidhje e kemi të vazhdueshme mund ta shihni çdo ditë. Për tre muaj unë kam qenë njeriu më i sulmuar në vend se e kam kërku gjënë më normale, të ulemi me kolegë.
Është koha me e adresu përgjegjësinë dhe me kërku që sa më shpejt me ndërtu institucione. Marrëveshje politike, ne në ditën e parë ja kemi ofru votat. Nuk është problemi te unë, le të ulen partitë e mëdha. Na jemi parti e vogël dhe kjo është mundësia jonë. Ne mund të fusim gjërat në një thes por kjo nuk është mirë.
Kemi ardhë puna me thanë 100 mW prodhohen në Kosovë kur kemi rezervat më të mëdha të thëngjillit. Shteti i Kosovës është tu u rreziku. Damet që po shkaktohen kanë me i pagu qytetarët e këtij vendi” është shprehur Limaj.