75 Mall Live Search
17:21 / E Martë, 13 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

PSG afër nënshkrimit të talentit 18 vjeçar

Me nënshkrimin e Manuel Ugarte nga Sporting CP të përfunduar, PSG duket se do të vazhdojë transferimet, ata kanë kthyer sytë nga mesfushori italian Cher Ndour nga Benfica.

Ai do të bashkohet si një transferim i lirë në fund të qershorit.

Ndour u transferua në kryeqytetin portugez nga Atalanta në vitin 2020. Ai ishte pjesë e ekipit fitues të Ligës Rinore të Benfica-s 2022, veçanërisht duke shënuar një gol në fitoren 6-0 ndaj Salzburgut në finale. /IndeksOnline/