PSG afër për ta transferur lojtarin e Dortmundit
Gjigandët francezë të Ligue 1, Paris Saint Germain janë duke u përpjekur të transferojnë futbollistin Rapusel Guerreiro, të Borusia Dortmundit, sipas raporteve në median franceze.
Kampionët aktualë të Ligue 1, janë në treg për të forcuar opsionet e tyre për sezonin 2019-20 dhe e kanë identifikuar 25-vjeçarin si përshtatje perfektë, transmeton Indeksonline.
Nëse marrëveshja do të kalojë, portugezi do të kthehet në Francë pas tre vjetësh pasi ai është bashkuar me Dortmundin në vitin 2016 nga skuadra aktuale e Ligue 2, FC Lorient./Indeksonline/.