75 Mall Live Search
22:58 / E Martë, 15 Prill 2025 / L A

PSG arrin me vështirësi kualifikimin në gjysmëfinale

PSG ka arritur të sigurojë gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve.

Në “Villa Park”, ishte Aston Villa e cila arriti fitoren në këtë ndeshje, por rezultati i ndeshjes së parë ja siguroi kualifikimin “Parizienëve”.

Golat për vendasit u realizuan nga Tielemans, McGinn dhe Konsa, ndërsa për mysafirët realizoi Hakimi dhe Mendes.

PSG, në gjysmëfinale do të pres fituesin e ndeshjes Real Madrid-Arsenal./IndeksOnline/