75 Mall Live Search
17:43 / E Martë, 06 Maj 2025 / Gj. Sh

PSG – Arsenal, caktohet gjyqtari i ndeshjes

UEFA ka caktuar gjermanin Felix Zwayer si gjyqtar kryesor për sfidën e shumëpritur mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal, e cila do të zhvillohet nesër.

Ndeshja, pjesë e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, pritet me interes të madh nga tifozët në të gjithë botën.

Zwayer, një nga arbitrat më me përvojë në Evropë, ka gjykuar ndeshje të rëndësishme në kompeticione të mëdha, dhe kjo përballje është një tjetër sfidë e rëndësishme në karrierën e tij, shkruan IndeksOnline.

Takimi mes PSG-së dhe Arsenalit pritet të jetë vendimtar për rrugëtimin e tyre drejt finales së madhe të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.