75 Mall Live Search
19:40 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

PSG bëhet me bashkëpronar, firma amerikane blen aksione te klubi francez

Qatar Sports Investments (QSI), e cila ka në pronësi klubin e PSG-së. është bërë me bashkëpronar.

Klubi francez ka bërë të ditur se firma amerikane e investimeve Arctos Partners ka blerë një pakicë të aksioneve në klubin që është në pronësi të Katarit, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve, Arcatos ka blerë 12.5 për qind të aksioneve të klubit, i cili ka një vlerë totale prej 4.25 miliardë eurosh (4.58 miliardë dollarë), duke e çuar investimin e Arctos në 530 milionë euro.

Katari (QSI) u bë pronari i vetëm i ekipit parizian në vitin 2011 kur bleu PSG-në për një shumë prej 70 milionë eurove, ndërsa tani klubi ka vlerë 4.25 miliardë euro./IndeksOnline/