21:21 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

PSG beson se Barça ka hequr dorë nga Neymari

Paris Saint-Germain nuk pret që Barcelona të bëjë një veprim për Neymar në afatin kalimtar të verës, raporton Sport.

Gjigantët e Ligës janë lidhur shumë me një përpjekje për ta rikthyer brazilianin në “Camp Nou”, por ai pritet të kalojë një sezon tjetër në Francë.

Viti 2021 mund të jetë viti më i keq për PSG pasi përveç Neymar, ka shumë gjasa që të largohet edhe Kylian Mbappe.

Lojtari vet tregoi se do të qëndrojë edhe një vit në PSG dhe më pas të vendosë për të ardhmen që me shumë gjasa do të jetë në Real Madrid.

Do të ishte një betejë e bukur për më të mirin mes Neymar dhe Mbappe njëri në Barcelonë e tjetri në Madrid, ashtu siç ka qenë për shumë vite me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.