PSG blen përfundimisht Ramosin, nënshkruan kontratë afatgjate

Skuadra e PSG-së ka vendosur ta blej përfundimisht sulmuesin Goncalo Ramos.
22 vjeçari u transferua te Kampioni i Francës gjatë afatit kalimtar veror nga skuadra e Benficas, shkruan IndeksOnline.
Ramos tani ka nënshkrauar kontratë pesë vjeçare me PSG-në, e vlefshme deri në vitin 2028.
”Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë se ka ushtruar opsionin për të blerë Gonçalo Ramos. Sulmuesi portugez tani është i lidhur me klubin deri në vitin 2028.”, thuhet në njoftimin e kampionit të Francës./IndeksOnline/