PSG bleu “Topin e Artë” për Lionel Messin në vitin 2021? Policia nis hetimet

Sipas gazetës “Le Monde”, skuadra e Paris Saint-Germain është duke u hetuar nga Policia në Francë për shkak të një dyshimi mbi presionin e bërë ndaj “France Football”.
Ky presion spekulohet se iu bë një gazetari, Pascal Ferre që ishte organizator i “Topit të Artë”, në mënyrë që Lionel Messi të jetë fituesi, shkruan Indeksonline
Atij iu ofruan shumë dhurata, përfshi këtu edhe bileta VIP dhe udhëtime me Qatar Airëays.
Vetëm pak muaj pasi u largua nga “France Football”, Pascal Ferre u emërua si Drejtor i Mediave te klubi i Paris Saint-Germain.
Kujtojmë që Lionel Messi kishte fituar Topin e Artë në vitin 2021 duke mposhtur sulmuesin nga Polonia, Robert Lewandowski./Indeksonline/