75 Mall Live Search
19:53 / E Diele, 29 Qershor 2025 / G T

PSG deklason Inter Miamin, Messi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube

Inter Miami, skuadra e Lionel Messit, është eliminuar nga Kupa e Botës për Klube, pas një humbjeje të thellë 4:0 ndaj Paris Saint-Germain.

Skuadra franceze dominoi takimin dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale, duke mos i lënë asnjë mundësi ekipit amerikan të rikthehej në lojë.

Joao Neves ishte lojtari i ndeshjes me dy gola të realizuar, ndërsa Achraf Hakimi shtoi edhe një tjetër për PSG-në. Rezultati u vulos nga një autogol i lojtarëve të Inter Miamit, duke thelluar humbjen për ekipin e Messit.

Kjo disfatë e largon herët Inter Miamin dhe Messin nga gara prestigjioze, ndërsa PSG vazhdon rrugëtimin me besim të madh drejt trofeut./Indeksonline/