10:45 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

PSG dëshiron ta mbajë Icardin në skuadër por gruaja e tij nuk po lejon

Gjigantët francez, PSG po dëshirojnë nënshkrimin e përhershëm të kontratës me Icardin mirëpo gruaja e futbollistit Wanda Nara e cila po ashtu është agjente e tij nuk ka dhënë përgjigje pozitive.

Futbollisti aktualisht është vetëm i huazuar te PSG mirëpo ka mundësi që të bëjë një marrëveshje nëse parisienët paguajnë 70 milionë euro.

Icardi ka pasur paraqitje mbresëlënse ku ka arritur të shënojë 12 gola në 15 paraqitje.

Sidoqoftë sipas raportimeve të fundit gruaja e Icardit nuk ka dhënë sinjal pozitiv për këtë marrëveshje, pasi që ajo ka thënë se burri i saj ende nuk ka treguar gadishmërin e tij për të mbetur në Paris.

/Indeksonline/.