75 Mall Live Search
17:48 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

PSG dhe Chelsea të interesuar për transferimin e portierit të Man Utd

Portieri i Manchester United, Dean Henderson është në fokusin e Paris Saint-Germain dhe Chelsea në afatin e transferimeve gjatë verës.

22 vjeçari ka lënë përshtypje të mirë me ‘magjinë’ e tij pasi që ishte i huazuar te Sheffield United.

Andaj qëndrimi i portierit te skuadra e Sheffield thuajse nuk është e mundur me interesimin e PSG dhe Chelsea.

Largimi i tij do të jetë një humbje e madhe për skuadrën e Sheffield.

Futbollisti u huazua në  këtë skuadër në korrik të vitit 2019./Indeksonline/.

Henderson po bën presion për një vend në skuadrën e Euro 2020 të Anglisë (Fotografia: Getty Images)