75 Mall Live Search
10:15 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / B O

PSG dridhet, blerja e Man. United nga katariotët mund t’i shkurtojë fondet!

Nga Franca raportojnë se blerja e mundshme e Man. United nga investitorët katariotë mund të ketë një impakt negativ te PSG.

Një konsorcium me bazë në Katar është gati të prezantojë një ofertë për blerjen e Man. United, por përballej me një pengesë të mundshme nga rregullat e UEFA-s që ndalojnë një pronar të kontrollojë disa skuadra që bëjnë pjesë në kompeticionet e tyre, teksa Qatar Sports Investments zotërojnë PSG.

Gjithsesi, mediat raportuan se UEFA nuk do të bllokojë një ofertë nga Katari për Man. United, pasi kjo do të vijë nga entitet i ndryshëm nga Qatar Sports Investment, çka e bën atë formalisht të rregullt.

Burime nga UEFA bënë të ditur se nuk do të kenë ndonjë problem me propozimin nga Katari, i cili pritet të prezantohet para orës 10 të mbrëmjes së të premtes, që është vendosur si afati i skadimit të pranimit të ofertave nga banka që po mbikëqyr shitjen e Man. United.