75 Mall Live Search
09:55 / E Diele, 14 Maj 2023 / Gj. Sh

PSG e fali por jo edhe tifozët, Messi pritet me fishkëllima (VIDEO)

Lionel Messi nuk është më i preferuari i tifozëve të Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas ishte fishkëllye nga tifozët në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Ajaccio, ku PSG fitoi me rezultat 5-0, shkruan IndeksOnline.

Klubi francez e kishte dënuar Messin me dy javë pezullim, për shkak të një vizite në Arabinë Saudite pa lejen e klubit.

Megjithatë ky vendim u anulua disa ditë më vonë pasi 35-vjeçari kërkoi falje publike përmes një video-mesazhi.

Por kjo kërkimfalje edhe pse u pranua nga klubi, si duket tifozët e PSG-së nuk e falën Messin, dhe e fishkëllyen sa herë që ai kishte topin në këmbë.

Kujtojmë që tifozët e PSG-së ditë më parë kanë protestuar para stadiumit dhe zyrave të klubit, duke kërkuar edhe largimin e Messit./IndeksOnline/