22:58 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

PSG e fillon fuqishëm sezonin e ri

PSG e ka filluar me fitore sezonin e ri në Ligue 1.

Kampionët në fuqi kanë mposhtur Nimes me rezultat 3-0, shkruan Indeksonline.

Golat për parisienët i shënuan Cavani (24’), Mbappe (56’) dhe Di Maria (69’).

Me këtë fitore, PSG i grumbullon tri pikët e para në luftën për të mbrojtur titullin kampion. /IndeksOnline/