75 Mall Live Search
21:44 / E Premte, 12 Maj 2023 / Gj. Sh

PSG e gjen zëvendësuesin e Messit në Angli

Lionel Messi pritet të largohet nga PSG-ja në fund të sezonit.

Kontrata e sulmuesit argjentinas skadon me 30 qershor 2023 dhe deri tani nuk ka një marrëveshje për vazhdimin e kontratës, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave franceze, PSG-ja tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Lionel Messi.

Kampioni i francës thuhet se dëshiron trasnferimin e sulmuesit të tottenhamit, Harry Kane dhe janë të gatshëm të puaguajnë 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Këtë sezon, Harry ka luajtur 46 ndeshje, duke shënuar 28 gola dhe pesë asistime./IndeksOnline/