75 Mall Live Search
11:17 / E Premte, 12 Gusht 2022 / A. M.

PSG e interesuar për Rashord, synon sulm të “zjarrtë”

Skuadra e Paris SG, ka filluar bisedimet me lojtarin e Manchester United, sulmuesin Marcus Rashford.

Lajmi është konfirmuar nga gazeta franceze  “LEquipe ”,  që e ka publikuar lajmin  në faqen e parë. Klubi francez ka nisur para disa ditësh në fshehtësi bisedimet me menaxherin e lojtarit, duke i ofruar vend si titullar në ekip.

Klubi francez kërkon të ketë një dyshe sulmi fantastike, si ajo me Kylian Mbappe dhe Marcus Rashford, transmeton IndeksOnline

Besohet të jetë një transferim 100% i realizueshëm, pasi lojtarit i skadon kontrata me United verën e ardhshme, kur mund të ikë me parametrin zero.

Edhe Rashford dëshiron të nisë një aventurë të re, duke qenë se tek United nuk vlerësohet si duhet nga trajneri Erik ten Hag.

Këtë fundjavë pritet një takim mes dy klubeve per të diskutuar për këtë transferim, pasi lojtari duket se ka dhëne miratimin e ti për të shkuar ne Paris.