PSG e konfirmon/ Mbappe mungon në ndeshjen e ardhshme

Skuadra e Paris Saint-Germain përmes rrjeteve sociale e ka konfirmuar mungesën e Kylian Mbappes në ndeshjen e ardhshme.
Mbappe pësoi një lëndim dhe do të mungoj në takimin kundër Lens të shtunën në Ligue 1, shkruan IndeksOnline
Ky lajm vjen katër ditë para ndeshjes ‘jetike’ të këtij sezoni kundër Manchester City në kuadër të gjysmëfinales në UEFA Champions League.
Kujtojmë që PSG-ja humbi ndeshjen e parë kundër ekipit nga Premierliga./IndeksOnline/