75 Mall Live Search
10:20 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

PSG e lë të lirë, Neymar pritet të rikthehet tek Barça

Verën e shkuar, Paris Saint Germain bëri gjithçka për ta mbajtur, Neymar-in në skuadër, pavarësisht se insistimi i Barcelonës ishte i vazhdueshëm. Katalanasit tentuan deri në fund, por nuk ia dolën të rrëmbenin futbollistin brazilian.

Që atëherë, 28 vjeçari është përfshirë plotësisht në projektin e klubit parisien.  Mirëpo aventura e numrit 10-të të Brazilit me PSG-n me shumë mundësi do të  mbarojë verën e ardhshme.

Sipas asaj që raporton “ESPN” , Leonardo është bindur dhe ka hapur derën e largimit për sulmuesin. Mirëpo, Leo nuk e lëshon bashkatëdhtarin e tij për më pak se 150 milion euro.

Megjithatë kjo shumë është e përballueshme për blaugranët, të cilët dëshirojnë me çdo kusht rikthimin e Neymar në skuadër.