PSG e mbyll me trofe vitin 2025
PSG ka fituar trofeun e gjashtë për vitin 2025.
Skuadra franceze dëshmoi dominimin për këtë vit, duke fituar Kupën Interkontinentale, shkruan IndeksOnline.
PSG në ndeshjen finale e mposhti skuadrën braziliane Flamengo, pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1, derisa në penallti, Kampioni evropian shënoi fitore me rezultat 2-1.
Interesant është fakti se plot gjashtë penallti u humbën gjatë ekzekutimit të 11-metershave.
PSG kaloi e para në epërsi me golin e Khvicha Kvaratskhelia, në minutën e 38-të.
Në pjesën e dytë, Flamengo barazi rezultatin, pasi Jorginho u tregua i sakt nga pika e bardhë në minutën e 62-të.
Ky ishte trofeu i gjashtë për PSG-në në vitin 2025, pasi fitoi Kampionatin francez, Ligën e Kampionëve, Kupën e Francës, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Ligës franceze./IndeksOnline/

