75 Mall Live Search
11:21 / E Diele, 19 Shtator 2021 / OSH

PSG e Messit sot ka punë me Lyonin e Shaqirit

Sonte në ora 20:45 do të zhvillohet një ndeshje interesante në Ligën Franceze.

PSG e mbushur me yje ka punë me rivalin, Lyon, transmeton Indeksonline.

Tek PSG i përfshirë në listën e të ftuarve është Lionel Messi dhe Neymar, kurse tek Lyon pritet të startoj nga minuta e parë kosovari, Xherdan Shaqiri. Ndeshjen mund ta shikoni në ArtMotion.

PSG është në vendin e parë pas 5 ndeshjeve me 15 pikë, kurse Lyon është në të 7-tin me 8 pikë./Indeksonline/