23:31 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / Gj. Sh

PSG e nis vitin me trofe, fiton Superkupën e Francës

PSG e ka nisur për mrekulli vitin 2024.

Skuadra parisiene ka arritur të fitoj Superkupën e Francës, shkruan IndeksOnline.

Në finale, PSG e mposhti skuadrën e Toulouse, me rezultat 2-0.

Lee Kang-In zhbllokoi ndeshjen në minutën e 3-të.

Pak para se të përfundoj pjesa e parë, Kylian Mbappe dyfishoi rezultatin dhe siguroi fitoren e PSG-së.

Ky është trofeu i 12-të i Superkupës së Francës në histroi të klubit./IndeksOnline/