75 Mall Live Search
08:46 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

PSG e vendosur të bëjë ofertën për Messin

Siç raportojnë mediat në Francë, Paris SG është e gatshme që t’i bëjë ofertë Messit nëse ai largohet përfundimisht nga Barcelona.

Si duket milionerët nuk do ta kenë problem të firmosim me argjentinasin, kjo pasi ata kanë financa të mjaftueshme që ta mbulojnë edhe kartonin e tij, shkruan IndeksOnline

Një transferim i mundshëm i  Messit në PSG, do të ishte një reklamë e madhe për klubin francez, me shitje e fanellave dhe kontributeve të tjera që më i miri i botës i ka.

Gjithashtu, Paris SG do të bëhej skuadra me sulmin më të fuqishëm në botë, me Neymar, Messi e Mbappe.

Ndërkaq, në Argjentinë qarkullojnë lajme se drejtori sportiv i PSG, Leonardo e ka gati një takim me Messin, ku do të bisedojnë për situatën e krijuar me të.

Kujtojmë se interesim për “jashtëtokësorin” kanë shprehur edhe klubet si City, Inter e Milan.