PSG fillon ‘operacionin’ për transferimin e Leo Messit

Edicionin e ardhshëm, Paris Saint Germaini mund të ketë sulmin më të fuqishëm në botë.
Kjo pasi francezët po planifikojnë transferimin e ylli Lionel Messi.
Drejtori sportiv Leonardo ka konfirmuar për France Footballin interesimin për argjentinasin.
“Lojtarët e mëdhenj si Messi, do të jenë gjithmonë në listën e PSG-së. Tani për tani nuk është koha për të ëndërruar këtë, por ne i sigurojmë tifozët që do të jemi gjithmonë aty për Messin”, deklaroi Leonardo.
Messi është në vitin e tij të fundit të kontratës te Barcelona.
Ka disa muaj që edhe Manchester City ka shprehur interesim të madh për legjendën argjentinase.
/Indeksonline/