PSG fiton bindshëm kundër Clermont, Messi shënon dy gola (VIDEO)

PSG e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligue 1, pasi ka mposhtur me rezultat bindës 5-0 si mysafir i Clermont.
Skuadra e Christophe Galtier, e nisi dominimin qysh nga fillimi i ndeshjes ku golin e parë e shënoi Nemyar në minutën e 9-të, pas asistimit magjik nga Messi.
Në minutën e 26-të, Hakimi dyfishishoi epërsin e PSG-së.
Golin e tretë e ka shënuar Marquinhos me një gjuajtje me kokë, pas harkimit nga gjuajtja e lirë e Neymar.
Në pjesën e dytë PSG arriti të shënoj edhe dy gola të tjerë ku realizues ishte Lionel Messi.
Neymar ia ktheu borxhin argjentinasit ku asistoi te Messi i cili shënoi për 4-0.
Ishte përsëri Messi i cili shënoi një super gol me gërshërë në minutën e 86-të për rezultatin përfundimtar Clermont 0-5 PSG.
Kjo ishte ndeshja e parë dhe fitorja e parë e PSG-së në sezonin e ri të Ligue 1./Indeksonline/