23:04 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / Gj. Sh

PSG fiton bindshëm kundër Clermont, Messi shënon dy gola (VIDEO)

PSG e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligue 1, pasi ka mposhtur me rezultat bindës 5-0 si mysafir i Clermont.

Skuadra e Christophe Galtier, e nisi dominimin qysh nga fillimi i ndeshjes ku golin e parë e shënoi Nemyar  në minutën e 9-të, pas asistimit magjik nga Messi.

Në minutën e 26-të, Hakimi dyfishishoi epërsin e PSG-së.

Golin e tretë e ka shënuar Marquinhos me një gjuajtje me kokë, pas harkimit nga gjuajtja e lirë e Neymar.

Në pjesën e dytë PSG arriti të shënoj edhe dy gola të tjerë ku realizues ishte Lionel Messi.

Neymar ia ktheu borxhin argjentinasit ku asistoi te Messi i cili shënoi për 4-0.

Ishte përsëri Messi i cili shënoi një super gol me gërshërë në minutën e 86-të për rezultatin përfundimtar Clermont 0-5 PSG.

Kjo ishte ndeshja e parë dhe fitorja e parë e PSG-së në sezonin e ri të Ligue 1./Indeksonline/