PSG fiton derbin francez ndaj Monacos
PSG e ka fituar përballjen e parë ndaj Monacos në 1/16 e Champions League.
Edhe pse Monaco kishte epërsinë prej dy golave, PSG arriti të përmbys rezultatin dhe të shënoj fitore me rezultat 2-3, shkruan IndeksOnline.
Skuadra vendase e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi vetëm pas 55 sekondave lojë, me golin e Folarin Balogun.
Sulmuesi amerikan nuk u ndal me kaq, pasi shënoi golin e dytë personal, në minutën e 18-të.
Desie Doue riktheu shpresën tee PSG-ja, duke ngushtuar rezultatin në minutën e 29-të, derisa Achraf Hakimi barazoi shifrat në minutën e 41-të.
Fitoren PSG-së ia siguroi Doue, i cili shënoi golin e dytë këtë mbremje, në minutën e 67-të.
Ky rezultat nuk ia siguron asnjërës skuadër kualifikimin në 1/8 e finale, e kjo do të mësohet në ndehsjen e kthimit, e cila zhvillohet në ”Parc des Princes”, më 25 shkurt./IndeksOnline/

