PSG fiton derbin ndaj Juventusit (VIDEO)

PSG-ja e ka fituar derbin e javës në Champions League ndaj Juventusit.
Parisienët shënuan fitore me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Të dy golat për vendasit i ka shënuar Kylian Mbappe.
Francezi hapi serin e golave në minutën e 5-të me një supergol pas një asistimi fantastik nga Neymar.
Golin e dytë Mbappe e shënoi në minutën e 22-të.
Krejt ajo çfar arriti skuadra e Juventusit në këtë ndeshje ishte ngushtimi i rezultatit.
Golashenues ishte Weston McKennie në minutën e 53-të.
Pas ndeshjeve të sotme, PSG dhe Benfica pas fitore 2-0 ndaj Maccabi Haifa, ndajn vendet e para në Grupin H./IndeksOnline/