PSG fiton ”dramën” ndaj Strasbourg

PSG-ja ka arritur të shënoj fitore në sekondat e fundit ndaj Strasbourg.
Kampioni i Francës shënoi fitore me rezultat të ngusht 2-1, shkruan IndeksOnline.
PSG kaloi në epërsi qysh në minutën e 14-të me golin e Marquinhos.
Brazilini shënoi edhe një gol tjetër por kësaj radhe në portën e gabuar duke barazuar rezultatin në minutën e 51-të.
Gjërat për PSG-në u veshtirësuan kur Neymar u ndeshkua me karton të verdhë, kurse dy minuta më vonë e merr edhe të dytin për simulin, duke u përjashtuar nga loja.
Kur të gjithë po prisnin fundin e ndeshjes, PSG arriti të fitonte një penallti dhe Kylian Mbappe u tregua i sakt duke i marr tre pikë të plota nga ky takim.
PSG vazhdon të jetë lidere në Ligue 1 me 44 pikë ndërsa Strasbourg mbetet në vendin e parafundit me vetëm 11 pikë./IndeksOnline/