75 Mall Live Search
21:42 / E Enjte, 08 Janar 2026 / Gj Sh

PSG fiton edhe një tjetër trofe

PSG e ka nisur vitin 2026 duke fituar edhe një trofe.

Skuadra parisiene mposhti Marseille në finalen e Superkupës së Francës, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me barazim 2-2, derisa djelmoshat e Luis Enriques u treguan më të sakt në gjuajtjen e 11-të metërshave.

Fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele i dha epërsinë PSG-së, në minutën e 13-të, duke e quar skuadrën e tij në pushim me avatazh prej një goli.

Në pjesëne dytë Marseille u këndell dhe arriti edhe ta përmbyste rezutatin.

Mason Greenwood barazoi shifrat pasi u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 76-të, derisa Willian Pacho me një autogl i dha epërsinë Marseille, në minutën e 87-të.

Kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes, Goncalo Ramos u bë hero i PSG-së duke barazuar rezultatin në 2-2, në minutën 90+5.

Në ekzekutimin e penalltive, futbollistët e PSg-së shënuan katër herë nga pika e bardhë, derisa ata të Marseille vetëm një./IndeksOnline/