75 Mall Live Search
22:48 / E Diele, 26 Shkurt 2023 / C E

PSG fiton lehtësisht derbin, Messi e Mbappe me rekorde të reja

PSG ka fituar lehtësisht në derbin e Francës përballë Marseilles.

Kampionët në fuqi mposhtën rivalët me rezultat 3-0 në ndeshje e javës së 25-të të Ligue 1.

Dy gola në këtë sfidë i shënoi Mbappe (25’ dhe 55’) dhe një tjetër Leo Messi (29’).

Te golat e Mbappes asistues ishte Messi derisa te goli i Messit asistoi Mbappe.

Ylli argjentinas arriti shifrën e 700 golave me klube duke i përfshirë golat te PSG dhe Barcelona.

Në anën tjetër, Mbappe barazoi Cavanin si golashënuesi më i mirë në histori te PSG me nga 200 gola.

PSG është në vendin e parë me 60 pikë, tetë më shumë se Marseille që është në vendin e dytë. /IndeksOnline/