23:30 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / Gj. Sh

PSG fiton lehtësisht ndaj Toulouse

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat 0:3 ndaj Toulouse në udhëtim.

Neymar kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 37-të të ndeshjes, pas asistimit nga Messi.

E ylli argjentinas i bëri edhe një asistim të bukur Kylian Mbappes në minutën e 50-të për ta dyfishuar epërsinë.

Golin e tretë e realizoi Juan Bernat në minutën 90+1.

Me këtë fitore, parisienët mbeten liderë në tabelë me 13 pikë, aq sa kanë edhe Lens dhe Marseille.

Në anën tjetër, Toulouse mbetet në vendin e 12-të me pesë pikë të grumbulluara.