22:45 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / C E

PSG fiton me ‘Manita’ ndaj Lille

PSG ka fituar thellë ndaj Lille me rezultatin 1-5.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-3 ku për Lille shënoi qendër mbrojtësi Botman, ndërsa për PSg shënuan Danilo, Kimbepe dhe Messi.

Pjesa e dytë nuk pati ndonjë ndryshim të madh në aspektin e lojës pasi PSG u tregua vendimtare përsëri.

Përsëri Danilo dhe Mbappe gjithashtu shënuan për ta dërguar rezultatin final në 1-5.