23:30 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

PSG fiton me “poker”, lëndohet Mbappe

Paris Saint-Germain ka marrë fitoren e dytë në kampionat pasi ka mundur 4-0 në shtëpi skuadrën e Toulouse në javën e tretë të Ligue 1.

Kampionët në fuqi të Francës, të cilët vinin nga humbja zhgënjyese 2-1 të pësuar në javën e dytë kundër Rennes.

Pas një pjese të parë të mbyllur 0-0, takimi është zhbllokuar në fillimin e pjesës së dytë me një gol t ë Chupo-Moting në minutën e 50-të.

Pesë minuta më vonë vendasit kanë dyshuar falë një autogoli të Goncalves, ndërsa Moting ka qenë përsëri protagonist në të 75-ën, duke trefishuar avantazhin.

Marquinhos ka fiksuar shifrat në 4-0 në minutën e 83-të, por fitorja e skuadrës së Tuchel mund të kishte qenë më e thellë nëse Di Maria nuk do të kishte humbur një penallti në minutën e 69-të.

Lajmi i keq për PSG-në ka qenë dëmtimi i Mbappe në minutën e 66-të. Sulmuesi francez duket se ka pësuar një tërheqje muskulore.