PSG gati me një ofertë për transferimin e Eriksen nga Tottenham
Sipas Le Parisien, Paris Saint Germain mund t’i shfrytëzoj orët e fundit të afatit të transferimeve për ta blerë Christian Eriksenin nga Tottenham.
Kontrata e mesfushorit danez skadon me klubin e Londrës në qershor të vitit 2020 dhe këtë verë ka qenë e mbushur me spekulime dhe zëra për të ardhmen e lojtarit, transmeton Indeksonline.
Eriksen ishte përfolur më parë për një marrëveshje me Real Madridin e cila nuk u realizua.
Sidoqoftë, trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino e kishte lënë Eriksenin jashtë udhëtimit të klubit në Manchester për tu përballur me kampionët e Premier Ligës në Manchester City.
Eriksen duke u ndier i parëndësishëm dhe afati i transferimit që është akoma i hapur mund të bëjë që mesfushori danez shumë shpejtë të transferohet në PSG./Indeksonline/.