75 Mall Live Search
14:46 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

PSG hyn në garë për Dybalan

E ardhmja e Paulo Dybala në Juventus është e pasigurtë, pasi lojtari konsiderohet i transferueshëm nga Bianconerët, me shumë klube të mëdha evropiane që qarkullojnë rreth tij, duke kërkuar të përfitojnë nga situata.

Ka pasur njoftime për interesin e Tottenhamit ndaj sulmuesit argjentinas, por tani duket se ka një tjetër kandidatë serioz në garë për 25-vjeçarin.

Sipas RMC në Francë, pas përfundimit të marrëveshjes për të nënshkruar Idrissa Gueye nga Everton, drejtori sportiv Leonardo tani është i përqëndruar në Dybala. Ish-drejtori i Milanit tashmë ka kontaktuar agjentin e lojtarit për të gjetur nëse një marrëveshje është e mundur, transmeton Indeksonline.

Dybala thuhet se është i magjepsur nga projekti i PSG dhe i ka njoftuar njerëzit pranë tij se ai do të donte të bënte një lëvizje në kryeqytetin francez. Nëse ka mundësi, Leonardo do të kërkojë të mbyllë një marrëveshje me Juventusin./Indeksonline/