PSG i bën një kërkesë Federatës Franceze pas lëndimeve të Doues dhe Dembeles

Kombëtarja e Francës dhe PSG do të përballen me dy humbje të mëdha.
Ousmane Dembele dhe Desire Doue, janë mungesat e mëdha për të dyja pasi që u konfirmuan lëndimet e tyre me Dembelen që do të mungojë 6 javë dhe Doue, 4 javë.
Lëndimet e të dy yjeve shkaktuan pakënaqësi te klubi parizien, të cilët i dërguan një letër Federatës Franceze të Futbollit, duke kërkuar protokoll të ri koordinimi mjekësor-sportiv midis klubeve dhe ekipit kombëtar.
Le Paris Saint-Germain appelle à la mise en place d'un nouveau protocole de coordination médico-sportive entre clubs et sélection nationale. ⤵️
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 7, 2025
“Klubi shpreh keqardhje për faktin se këto rekomandime mjekësore nuk u morën në konsideratë nga stafi mjekësor i ekipit francez, si dhe për mungesën totale të konsultimeve dhe konsultimeve me ekipet e saj mjekësore. Paris Saint-Germain, e cila dëshiron të riafirmojë angazhimin e saj ndaj misionit federal dhe ekipit francez, ndikimi i të cilit përbën një objektiv plotësisht të përbashkët, shpreson që këto ngjarje të trishtueshme do të hapin rrugën për krijimin e një kuadri të ri të formalizuar për koordinimin mjekësor, duke garantuar shkëmbime sistematike, të dokumentuara dhe reciproke midis stafit mjekësor të klubeve dhe ekipit kombëtar, si dhe respektimin e një parimi të përforcuar paraprak në thirrjen dhe përdorimin e lojtarëve, veçanërisht kur ata paraqesin një patologji që aktualisht po trajtohet”, shkruhej në njoftimin e PSG-së në faqen e tyre zyrtare.
Dyshja Dembele-Doue, do të mungojnë në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit si dhe disa nga ndeshjet e radhës së PSG-së, në veçanti atë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/