75 Mall Live Search
23:47 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / Gj. Sh

PSG i fortë për Maccabin

PSG-ja ka arritur fitore edhe në ndeshjen e dytë të Champios League.

Skuadra franceze fitoi në udhëtim ndaj Maccabi Haifas me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Izraelitët befasuan në fillim PSG-në ku shënuan golin e parë në ndeshje në minutën e 24-të me Tjarron Chery.

Lionel Messi barazoi rezultatin në minutën e 37-të, gol ky me të cilin hyri në histori duke u bërë lojtari i parë i cili shënoi gol në Champions League për 18 sezone radhazi.

Në pjesën e dytë PSG-ja shënoi edhe dy gola të tjerë për të quar rezultatin në 1-3.

PSG-ja kaloi në epërsi me golin e Mbappes në minutën e 69-të pas një asistimi fantastik të Messit.

Golin e tretë e shënoi braziliani Neymar në minutën e 88-të.

PSG-ja dhe Benfica kryesojnë tabelen e Grupit H me nga 6 pikë nga dy ndeshje, ndërsa në javën e ardhshme do të luajn në mes vete, ndërsa Juventusi dhe Maccabi Haifa kanë nga 0 pikë./IndeksOnline/